Google ADS

Ministri Murati për dëmet nga vërshimet: Janë mbështetur 1,905 familje

13:48 | 21 Nëntor 2023
A Z

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se janë proceduar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në 2022 dhe 2023.

Murati, mes tjerash theksoi se janë mbështetur në total 1905 familje.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023.
Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura./Arbresh.info/

 

Të ngjashme