Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike të organizuar nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim.
Në këtë forum, u diskutua lidhur me rëndësinë e politikave të mirëfillta publike në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet zhvillimore në fushën e tranzicionit të gjelbër, duke theksuar marrëveshjet për energji efiçiente, energji solare, të erës e bateri akumulative si disa nga shembujt e projekteve në këtë fushë.
Në anën tjetër, sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm, Ministri theksoi se Qeveria e Kosovës po prioritizion prodhimin vendor si instrument kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, posaçërisht në periudhën pas-pandemike ku Kosova po ndërlidhet në zingjirin e eksportit, si me vendet fqinje ashtu edhe me vendet më të largëta.
Me këtë rast, Ministri ftoi Fondin e OPEC-ut për Zhvillimin dhe investitorët e tjerë ndërkombëtar që edhe më tej të instensifikojnë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në projekte që synojnë ngritjen e mirëqenies së përgjithshme qytetare në vend.
Ky forum ka mbledhur liderë qeveritarë, ministra nga vendet anëtare dhe partnere të Fondit OPEC, krerë të institucioneve të Grupit Koordinues Arab, zyrtarë të lartë të bankave zhvillimore dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit privat./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...