Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, para deputetëve kërkoi që të aprovojnë ratifikimin e amendamentit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, shkruan arbresh.info.
Murati tutje përmendi kornizat investuese që do të marrinë pjesë në këtë projekt.
“Projekti për rehabilitimin e hekurudhës 10 financohet 50%, me grand nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor kurse 50% tjera me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka për Investime. Pas shumë vonesave dhe sfidave duke marr parasysh që ky projekt ishte nënshkruan në vitin 2015 pas shumë vonesave të hasura në implementim projekti ka fillu të ketë një dinamik të shtuar të punimeve nga grandi dhe kredia në paritetin 50%. Marrëveshja financiare që po amandamentohet i për ketë Bankës për Investime dhe kërkesa për amandamentim ka ardhur nga vetë banka lidhur me dy çështje teknike si në vijimë. E para ka të bëjë me ndryshimin e definicionit të Euriborit që është pjesë integrale e marrëveshjes kurse e dyta ka të bëjë me zgjatjen e disponueshmërisë së mjeteve deri me 15 dhjetor 2022 dhe ndryshimi i definicionit përkatës për të lejuar zgjatjen përmes shkëmbit të letrave në mes të Ministrisë së Financave Punës dhe Transferëve dhe i AIBI-së, prandaj amandamentimi është më shumë i natyrës teknike dhe nuk krijon obligime të reja financiare për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ndryshe Ministri tha se janë ndjekur të gjithë hapat ligjor për reflektimin e këtyre ndryshimeve dhe përmbylljen e marrëveshjes ndërkombëtare./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...