Google ADS

Ministri Murati iu bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

20:04 | 11 Maj 2024
R J

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë regjistruar ende të regjistrohen, sepse ky proces do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj.

“Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”, ka thënë Murati.

Murati tha se nga regjistrimi i popullsisë do të varen pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale dhe shumë vendime tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme