Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Ibrahim Mazreku.
Në këtë vizitë, Mehaj përmes një postimi në facebook tha se trimëria e bujaria e tij ishin virtyte të larta, teksa shtoi se si njohës i mirë i armëve, Mazreku ishte angazhuar rreth furnizimit me armatim për UÇK-në.
Mehaj tha se kudo që kishte betejë, Mazreku ishte në vijë të frontit, teksa shtoi se ai ishte edhe komandant i njësisë “Arbëri”, që në atë kohë kishte për detyrë intervenimet e shpejta, kudo që paraqitej nevoja.
“Ibrahimi ishte komandant i njësisë “Arbëri” e cila kishte për detyrë intervenime të shpejta, kudo që paraqitej nevoja, brenda territorit të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në territorin e së cilës ndodheshin instancat më të larta ushtarake si: Shtabi i Përgjithshëm, Radio-Kosova e Lirë, Kosovapress, Spitali i Ushtarak, si dhe mbi 100 mijë civilë të ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës”, tha ministri.
Tutje, Mehaj tha se Mazreku detyrat e tij i realizoi me sukses, duke mos lejuar kurrë forcat paralamilitare serbe të hyjnë në Malet e Berishës
Ibrahim Mazreku ra heroikisht më 2 qershor 1999, në lagjen Tanashec të Lladrocit./arbresh.info/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...