Në kuadër të vizitave nëpër njësitë dhe qendrat arsimore dhe profesionale të FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zv.ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, vizitoi sot Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) në Pomazatin. Në fillim ai, u prit nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Xhevahir Geci, për tu takuar më pas me Drejtorin e QNTKSH-së, John Doone, i cili e njoftoi me historikun, misionin, strukturën organizative, fushëveprimin, të arriturat e deritashme, personelin, pajisjet, infrastrukturën, ambientet trajnuese, aktivitetet aktuale, sfidat dhe projektet për të ardhmen.
Nga ana e tij, ministri Mehaj, pas njoftimit nga afër me informacionet e përgjithshme dhe inspektimit të stacioneve trajnuese, vlerësoi lart punën e QNTKSH-së duke përgëzuar për lidershipin dhe sukseset të gjithë stafin e qendrës, e veçanërisht ish-ushtarakun me përvojë të gjatë të forcave britanike, drejtorin John Doone, duke i siguruar për mbështetje të plotë nga autoriteti i tij.
Ai theksoi se kjo Qendër është aset i rëndësishëm, jo vetëm i FSK-së dhe institucioneve tjera vendore por një mundësi shumë e mirë për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me ofrimin e aftësive dhe kapaciteteve tona profesionale për trajnime specialistike për operacione të kërkim-shpëtimit të pjesëtarëve nga forcat dhe institucionet tjera të sigurisë së vendeve të rajonit dhe më gjerë.
Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) në Pomazatin vepron pranë SHP të FSK-së, e cila ka filluar punën në vitin 2016, dhe trajnon jo vetëm personelin e FSK-së, por edhe personelin e institucioneve tjera të sigurisë, si dhe OJQ të vendit tonë. Gjithashtu, në këtë qendër, deri më tash, nga fusha e kërkim-shpëtimit janë trajnuar edhe pjesëtarë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore./arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite