Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite njëjavore, ministri Mehaj do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes. Më pas, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Në përfundim të vizitës, ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësuesit e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...