Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar pas homazheve që Ministri i Mbrojtjes i Serbisë bëri për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq në përvjetorin e vdekjes së tij.
Mehaj e ka cilësuar si provokim të radhës, mohimin e Masakrës së Reçakut nga Vulin dhe politikanë të tjerë në Serbi.
“Vulin, fyeu edhe gjithë ato viktima, civilë të pafajshëm, në Masakrën e Reçakut, që nënkupton se fyeu edhe gjithë viktimat e gjenocidit të urdhëruara nga “heroi” i tij, duke mohuar gjenocidin e forcave kriminale serbe mbi popullin shqiptar të Kosovë, për çka edhe u ndërhy nga aleanca e vendeve demokratike më 1999”, ka shkruar Mehaj.
Tutje Mehaj tha se kjo duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së
“Kur një ministër i një qeverie të një shteti i cili aspiron në Bashkimin Evropian, nderon dhe glorifikon të bëmat e një krimineli, duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së dhe gjithë botës perëndimore demokratike. Ky është provokimi i tij i orkestruar i radhës, që nënkuptohet kërcënim ndaj Kosovës, Bosnjës e Kroacisë dhe popujve të tyre viktima të krimit të Serbisë së Millosheviqit, i cili përveç nga Vulin është lavdëruar edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq”.
Sipas Mehajt, paqja, siguria, stabiliteti e demokracia perëndimore janë të zbehta me mendje e qasje të tilla primitive, antihumane dhe anticivilizuese.
“Kjo qasje djallëzore nuk shqetëson Republikën e Kosovës dhe popullin e saj i cili nuk harron kurrë sepse Liria dhe Pavarësia e saj, tanimë janë realitet i fuqishëm, dhe se shteti i Kosovës qëndron natyrshëm mbi bazamentin e vlerave euroatlantike”.
“Është momenti i fundit për rreshtimin në anën e duhur të historisë, kërkim-falje, dënimin e kriminelëve serb, si dhe duke mos jetuar me mitet e rrejshme e mendjet e sëmura nga urrejtja”./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...