Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit të Ministrit, Hasan Hoxha, ka pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Ministri Mehaj i uroi mirëseardhje Gjeneralit Osborn dhe e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në vend, zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë, me theks të veçantë në Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, ecurinë e përgatitjeve për ushtrimin shumëkombësh të “Defender Europe ’23”, plotësim-ndryshimet në legjislacion të MM-së, etj.
Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjenerali Osborne theksuan se janë të përkushtuar për thellimin e partneritetit nga i cili përfitojnë të dy vendet.
Nga ana e tij, Gjeneral Osborne theksoi se partneriteti me Iowa-n do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe se gjithashtu do të vazhdojë mbështetja këshilluese në implementimin e planit dhjetëvjeçar të FSK-së, ashtu që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë ushtri profesionale e ndërveprueshme me ushtritë e shteteve të NATO-s, e aftë për të ruajtur paqen në vend, rajon dhe më gjerë./Arbresh.info/
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...