Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizojë takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, znj. Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundeswehr.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizoj edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, në Ramstein.
Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...