Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit të SHBA-së, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, udhëtoi për Shtutgart, të Republikën e Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën “ISOA 2022”, thuhet në një komunikatë për media.
Kjo është hera e dytë që Ministri Mehaj ftohet nga lidershipi i ISOA-së i cili është asociacioni i prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të industrisë së mbrojtjes.
Gjatë kësaj konference, Ministri Mehaj përveç prezantimit të tij në sesionet e konferencës, do të takohet edhe me personalitete të shquara ushtarake amerikane, liderë të kompanive të njohura të industrisë së mbrojtjes amerikane etj.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Gjermani përfshirë profesionistë, akademikë, studentë dhe biznesmenë etj./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...