Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd J.Austin III.
Ministri Mehaj tha se Kosova ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.
“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka shkruar Mehaj./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...