Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i komunës, Shaip Kamberi, kryetari i Asamblesë Komunale, Adnan Salihi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani.
Gjatë kësaj vizite është bërë dorëzim pranimi i 350 kontejnerëve që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka ndarë për komunën e Bujanocit.
Me këtë rast, ministri, Fatmir Matoshi ka deklaruar se në kuadër të përkrahjës që MMPH po jep për komunat e Kosovës përmes shperndarjes së kontejnerëve po ndanë edhe 350 të tillë për komunën e Bujanocit.
“Po ndodhë një angazhim më i madh i shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, krahas kësaj edhe një vullnet më i madh institucional për përmirësimin e gjendjes së mjedisit”, vlerësoi ministri Matoshi.
Ai po ashtu u shpreh i lumtur që po rritet përkrahja e institucioneve të Kosovës për komunat e luginës së Preshevës dhe kjo sipas tij duhet të vazhdojë tutje edhe më fuqishëm.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka falënderuar Ministrin Matoshi për realizimin e këtij projekti duke thënë se ky është projekti i dytë që Republika e Kosovës po realizon në Bujanoc.
“Ministri, Fatmir Matoshi, me angazhimin e tij, i ka siguruar Komunës së Bujanocit dhe qytetarëve të saj 350 kontejnerë të ri të cilët do t’i kontribuojnë përmirësimit dhe avancimit të ruajtjes së ambientit”, ka vlerësuar kryetari Kamberi.
Ai po ashtu ka thënë se Komuna e Bujanocit do të vazhdojë bashkëpunimin e ngusht me çdo ministri të Republikës së Kosovës dhe do të bëjë përpjekje për realizimin e projekteve tjera në të mirë të qytetarëve të komunës së Bujanocit.
Ministri Matoshi gjatë vizitës në Bujanoc ka takuar edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, të cilin e ka falënderuar për kontributin që ky këshill po jep në zhvillimin e kulturës e arsimit në këtë pjesë.
Kryetari Ragmi Mustafa ka falënderuar Ministrin Matoshi për përkrahjen e tij dhënë komunës së Bujanocit. /arbresh.info/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...