Ministri Matoshi në Prijlep, realizon kërkesën e banorëve për rregullimin e lumit

19:58 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Priljep të Deçanit mori pjesë në fillimin e punimeve për realizimin e projektit, ” Pastrimi i shtratit të lumit”, në prani të deputetit, Rasim Selmanaj e banorëve të këtij fshati.

Ministri Matoshi gjatë kësaj ceremonie, u shpreh i lumtur që sot po fillon së realizuari një projekt i tillë jetik për banorët e Prijlepit, e i cili financohet nga MMPH.

“Gjendja e keqe e këtij lumit, problemet që janë shkaktuar nga vërshimet, dëmet në kulturat bujqësore nga ky lum tani më do të evitohen dhe ky fshat do të marrë pamje të re”, tha Matoshi.

Ministri Matoshi tha po ashtu se ndihet i lumtur që ka arritur të realizojë investime edhe në fshatra që me vite të tëra janë lënë anash.

Për këtë projekt, falënderues u shprehë deputeti Selmanaj dhe banorët e fshatit, të cilët vlerësuan lartë punën e Ministrit Matoshi për siç thonë ata shpresën e kthyer për ta, për realizimin e kërkesës së tyre të kahmotshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme