Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar sot Ujëvarën e Mirushës, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për realizimin e projektit,” Ndërtimi i shtigjeve për këmbësor dhe biçikleta tek Ujëvara e Mirushës”, në vlerë financiare prej 384 mijë euro, e që financohet nga MMPH.
Me këtë rast Ministri Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vlerësuar se ky projekt ani pse i vonuar do të këtë ndikim mjaftë të madh në zhvillimin e turizmit në këtë monument natyror të rëndësisë së veçantë.
“Është e quditshme që për gjithë këto vite pas luftës së fundit në Kosovë, nuk kemi pasur investime në vëndet dhe bukuritë më të mira natyrore që ka Kosova”, tha Matoshi.
Ai tutje tha që si shtet duhet të bëjmë më shumë për zhvillimin e mirëmbajtjen e monumenteve natyrore që kemi, duke bërë kështu që këto vende të vizitohen nga turistë vendor e nderkombëtar.
“Me këtë projekt planifikohet ndërtimi i shtigjeve per këmbësor dhe për biçikleta, do të këtë ulëse për vizitorë, ndriqim dhe gjelbërim”, tha Ministri Matoshi.
Për financimin e këtij projekti, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar Ministrin Matoshi për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti dhe projekteve tjera në Komunën e Klinës, duke thënë se gjatë mandatit të Ministrit Matoshi komuna e Klinës ka pasur trajtim dinjitoz dhe përkrahje maksimale në fushën e mjedisit.
Vlen të theksojmë se ky projekt është i paraparë me planin hapësinor të zonës së mbrojtur të Mirushës dhe do të zgjasë 2 vite. /arbresh.info/
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...