Google ADS

Ministri Maqedonci vizitoi Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”

16:57 | 18 Dhjetor 2023
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar selinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” ku u prit nga kryetari Elmi Berisha dhe stafi drejtues i Federatës.

Gjatë këtij takimi mbresëlënës, ministri u shprehu mirënjohjen e thellë kryetarit Berisha dhe antarëve të Federatës “Vatra”, për angazhimin e jashtëzakonshëm të kësaj Federate për mbështetjen e kauzës kombëtare në të gjitha momentet historike të kombit tone, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, kryetari Berisha shpjegoi kronoligjikisht rrugëtimin e Federatës “Vatra” që prej themelimit nga Noli, Konica dhe atdhetarët tjerë e deri në angazhimet e fundit të kësaj Federate për të promovuar vlera e popullit tonë në SHBA si dhe për të mbajtur të bashkuar bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e padiskutueshëm të “Vatrës” për të mbështetur qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

Të dy u pajtuan që ka shumë mundësi për të rritur bashkëpunimin dhe për të gjeneruar veprime për të mirën e komunitetit në SHBA, si dhe çështjes kombëtare në përgjithësi./Arbresh.info/

Të ngjashme