Google ADS

Ministri Maqedonci pranon letër urimi nga homologu i tij turk

14:09 | 17 Gusht 2023
E.G

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yasar Güler ka dërguar një letër urimi, ministrin Ejup Maqedonci për fillimin e tij në dertyrën e re si Ministër i Mbrojtjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në letrën e urimit thuhet se zgjedhja e Maqedoncit në këtë post të rëndësishëm është shenjë e besimit në eksperiencën, njohuritë si dhe aftësitë profesionale e udhëheqëse të tij, shkruan Arbresh.info.

“Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy Ministrive dhe Forcave të Armatosura do të thellohet më tutje me kontributin e Ministrit Maqedonci si udhëheqës i këtij institucioni.”, thuhet në njoftim.

Në fund, homologu turk i uroi shëndet, sukses dhe mirëqenie të gjithë anëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjës të Republikës së Kosovës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme