Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar arsyen se pse sot gjatë parakalimit të Forcë së Sigurisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës nuk pati ekspozim edhe të mjeteve të rënda të ushtrisë së vendit, raportim ky që qarkullonte ditë më parë në media.
Ai ka deklaruar se ekspozimi i mjeteve të rënda në parakalime të tilla bëhet më shumë në shtetet e Lindjes, e jo të Perëndimit.
“Në formatin perëndimor nuk praktikohet parakalimi me mjete të rënda, më shumë bëhet në Rusi, Kore të Veriut dhe vendet e Lindjes. Parakalimi me personel dhe armë individuale dhe ekipore është format yni i parakalimeve”, ka thënë Maqedonci për klankosova.
Megjithatë ai nuk e mohoi se ditëve në vijim potencialisht mund të ketë ekspozim të tillë të mjeteve të papara më herët.
”Prezantimin e tyre me doktrinën tonë e bëjmë statik gjatë ditëve të hapura, si dhe gjatë ushtrimeve të ndryshme”, shtoi Maqedonci.
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...