Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, është pritur të enjten nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast kanë biseduar për çështje të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Ministri Lluka, pasi e përgëzoi për rizgjedhje në krye të Mitrovicës, i tha kryetarit Bahtiri se Mitrovica meriton të ketë një trajtim specifik dhe prioritete në përfitimin e subvencioneve nga Ministria, për shkak të rrethanave specifike që mbretërojnë në Komunën e Mitrovicës.
“Ne në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik i kemi parasysh problemet dhe specifikat që i ka Mitrovica dhe që fatmirësisht nuk i kanë komunat tjera, prandaj edhe kemi vendos që të mbështesim Mitrovicën në realizimin e projekteve të ndryshme me interes për qytetarët e kësaj Komune”, tha ai.
Ministri Lluka bëri të ditur se ka ndarë shumën prej një milion eurosh për të ndihmuar dy Kompani rajonale të Mitrovicës: Ujësjellësin Rajonal me 800.000 euro dhe Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave me 200 000 euro.
Po ashtu, Ministri Lluka Ministri Lluka tha se ka mirëpritur idenë e kryetarit Bahtiri për realizimin e projektit të ngrohjes së qytetit nga uji që del nga Miniera e Stantërgut.
“Në bashkëpunim me GIZ-n gjerman ka filluar hartimin e planit të fizibilitetit, i cili besojmë se do të kryhet deri gjysmën e vitit 2018 deh pastaj në bazë të rezultateve të tij, do të veprojmë tutje”, tha ai.
Në takim u diskutua edhe për Kombinatin “Trepça”, ndërsa që Ministri e njoftoj kryetarin Bahtiri edhe me procesin e përzgjedhjes së bordit të këtij gjiganti pas mbylljes së konkursit.
“Trepça është faktor i rëndësishëm i zhvillimit të vendit, andaj ne po angazhohemi që të zgjidhen problemet e saj, kështu që besojmë se deri në fund të Janarit 2018, Trepça do të ketë bordin e vet funksional dhe efikas. Zhvillimi i Trepçës, do të thotë zhvillim i Kosovës dhe i Mitrovicës”, tha ndër të tjera Ministri Lluka.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoi Ministrin Lluka për vizitën, tha se ai ka qenë i interesuar shumë për Mitrovicën dhe Trepçën edhe pa ardhur në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
“Unë e falënderoj shumë Ministrin Lluka që po interesohet kaq shumë për tejkalimin e problemeve të Mitrovicës, duke qenë i përkushtuar dhe fokusuar në realizimin e këtyre dhe shumë projekteve të tjera për zhvillimin ekonomik të qytetit të Mitrovicës, që njëkohësisht do të thotë edhe rritje e mirëqenies për qytetarët e Mitrovicës. Jam i bindur se vetëm me një bashkëpunim të këtillë të ndërsjellë të nivelit lokal dhe atij qendror, problemet e ndryshme do të zgjidhen më shpejt dhe më me sukses”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Minsitri Lluka dhe kryetari Bahtiri vizituan edhe Ujësjellësin rajonal në Shipol, ku nga kryeshefi ekzekutiv, Sami Miftari, u njoftuan për gjendjen e përgjithshme në këtë kompani me rëndësi të veçantë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit