Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shprehur keqardhje për humbjen e jetës së Fehmi Salihut, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lluka ka shkruar se “Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjerë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten”.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
“Me keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së Fehmi Salihu, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndajë dhimbjen me ta.
Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjerë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten.
Gjithashtu, dua të ritheksoj mirënjohjen time për të gjithë punëtorët që zellshëm angazhohen për funksionimin dhe prodhimin e energjisë elektrike në vend.
Ngushëllime!”, ka shkruar ai.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...