Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez James Carr, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë.
Sipas njoftimit për media kjo është marrëveshje tejet e rëndësishme per ekonomine kosovare ngase hap perspektivë për investime të kompanive kanadeze në Kosovë.
Ministri Lluka në fjalen e tij gjatë nënshkrimit potencoj përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së së Kosovës për të krijuar kushte të favorshme për investitorë në veçanti për kompanitë kanadeze.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i mrekullueshem për ne, kompanitë kanadeze kanë mundësi të jashtezakonshme të investojne në Kosove, kjo marrëveshje qartësisht shpreh përkushtimin tonë për të ofruar siguri për investitorët e mbi të gjitha mundësi punësimi dhe rritje ekonomike për vendin. Me këte marrëveshje Kosova do të jetë nyje e investimeve kanadeze në rajon”, ka thënë Ministri Lluka, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ndërsa, për ministrin Carr kjo marrëveshje është e një rëndesie të veçante ngase do i mundesojë kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë si treg i ri në mes të Evropes.
“Kosova ka shtrirje të mrekullueshme gjeografike dhe fuqi të re punëtore, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne po ju krijojme kushte kompanive kanadeze të investojne në Kosovë e poashtu kompanive kosovare të eksportojnë produktet e tyre në tregun kanadez” tha Carr.
Ndryshe kjo marrëveshje është nënshkruar në dhjetë vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi