Ministri Lluka i pikëlluar për humbjen e Arianitit, ngushëllon familjen Daci

16:51 | 26 Janar 2019
A. B.

Ministi i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes Arian Dacit, të birit të politikanit Nexhat Daci, i cili ishte në detyrën e zëvendësministrit të Diasporës.

Lluka e kujtuar Dacin si një person i cili ka punuar shumë për promovimin e Kosovës, dhe për përmirësimin e raporteve me diasporën.

“Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës”, ka shkruar Lluka.

Ministri u ka shprehur ngushëllime familjes Daci dhe të gjithë atyre që kishin punuar me Arinain në ministri të Diasporës.

“Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta. Pusho i qetë Arian!”, ka përfunduar ministri Lluka.

 

Të ngjashme