“Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka për lajmi.net.
E lidhur me vendimin e zëvendësit të tij, ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nuk i di arsyet e një vendimi të tillë, mirëpo duhet të shikohet më gjerësisht ngase një gjë e tillë mund të jetë e ndikuar nga dikush për arsye të ndryshme.
“Nuk e kam idenë se si ka ardhur puna deri këtu, por nuk kam ende koment për këtë punë, sepse kjo më shumë më duket se është e nxitur prej dikujt, për me e dëmtu imazhin edhe timin personalisht edhe të Ministrisë edhe të AKR-së”, është shprehur Lluka.
Lidhur me arsyetimin e zëvendësministrit Beka, Lluka tha se ministria që ai drejton ka dinamizëm të punëve si rrallë ndonjë ministri tjetër në qeverinë Haradinaj.
“Dinamizmin që e ka pasë MZHE-ja rrallë ndonjë ministri e ka, dhe duhet të shohim ku është problemi më thellësisht dhe ta nalizojmë pak më gjerësisht”, përfundoi Lluka.
Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zëvendësministrit në MZHE para tetë muajve.
Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës./Lajmi.net/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...