Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar mësimdhënësit dhe studentët për fillimin e ri të vitit akademik 2020/2021.
Likaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se beson se edhe mësimdhënësit edhe studentët duhet të gjejnë mënyra më të lehta për t’u përballur me këtë situatë sfiduese, shkruan arbresh.info
Ai po ashtu tha se duhet të angazhohen të gjithë që ky vit akademik të bëhet më i suksesshëm edhe në rrethana të vështira./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Të dashur studentë,
Të nderuar mësimdhënës,
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, kam kënaqësinë të ju uroj suksese gjatë studimeve dhe në jetën tuaj të përditshme. Në veçanti, uroj ata që këtë vit iu bashkohen institucioneve të arsimit të lartë dhe vazhdojnë rrugën e ngritjes intelektuale.
Po fillojmë këtë vit akademik, me një sfidë të përbashkët – pandeminë COVID-19. Por, studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës, kanë ditur gjithmonë t’iu prijnë proceseve të rëndësishme gjatë historisë. Jam i sigurt, se edhe ju keni po të njëjtën fuqi për të sfiduar vështirësitë, pra edhe kushtet e studimeve në forma që mund të ndryshojnë si shkak i pandemisë. Këtë do ta bëni, duke gjetur mënyra për përgatitjen tuaj profesionale sa më cilësore, në bashkëpunim edhe me mësimdhënësit tuaj.
Ju ftoj që të angazhoheni maksimalisht dhe bashkërisht ta bëjmë të sukseshëm këtë vit akademik edhe në rrethana të vështira. Kështu do të nderojmë vendin tonë dhe shumë breza të studentëve që u sakrifikuan për liri dhe jetë më të mirë.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...