Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Krisjanis Karins ka thënë se ende nuk është arritur konsensusi për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Konsenus në tavolinën e ministrave të KiE-së nuk ka as për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, tha Karins, shkruan Arbresh.info.
“Në lidhje me sulmet terroriste, të 24 shtatorit 2023, realiteti është që në tavolinën e ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus. Po ashtu akoma nuk ka konsensus në lidhje me antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja e kësaj Asambleje është opinioni duhet t’i paraqitet Këshillit, meqë ne në Këshill të Ministrave, në lidhje me shumë çështje, përfshirë edhe këtë, operojmë mbi baza konsensuale.”,u përgjigj ai në pyetjen e parashtruar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri lidhur me qëndrimin e këtij insititucioni për sulmin e 24 shtatorit.
E lidhur me kërkesën e Tahirit për hetim ndërkombëtar, Karins tha se duhet të ketë hetim për sulmin terrorist dhe se, po doli që në këtë sulm të jetë e përfshirë edhe një shtet tjetër nga jashtë, është kjo do të ishte edhe më shqetësuese.
Tutje ai theksoi se vendi i tij e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE si dhe në Bashkimin Evropian.
“Do të theksoja që pikëpamja ime si ministër i Punëve të Jashtme të Latvisë, është që natyrisht të ndërmirret hetimi, dhe nëse del të jetë e vërtetë që ka pasur përfshirje nga jashtë, si sulm i organizuar nga një shtet, apo vet shteti, kjo e bënë edhe më shqetësuse. Vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, si demokraci, por 34 nga ne në këtë Këshill duhet gjithashtu të kemi përshtypje të ngjashme, si dhe 12 që nuk janë këtu. Pra është një proces, dhe si ministër i Punëve të Jashtme të Latvisë, do të vazhdoj në këtë proces, përderisa në presidencën e Këshillit të Evropës, do të vazhdoj të punoj në këtë drejtim.”, u shpreh ministri letonez./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Gashi në KiE: Kërkojmë hetim ndërkombëtar për kampet e trajnimit për terroristët në Serbi
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin