Ministri Lekaj uron vitin 2019 duke numëruar sukseset dhe bën thirrje për kujdes në trafik

12:18 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një videomesazhi të postuar në llogarinë e tij Facebook ka uruar qytetarët në prag të Vitit të Ri 2019.

Lekaj në rrjetin social facebook përmes kësaj videoje ka kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po zhvillohen.

Statusi i plotë:

Në ditën e fundit të vitit 2018, duke i kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po zhvillohen, ju them të gjithëve GËZUAR ? dhe urime për vitin e ri. Po ashtu ju bëj thirrje si në çdo rast tjetër, që të keni kujdes të shtuar në trafik ???.

Urime viti 2019, me dëshirën që të keni shëndet, mbarësi, suksese e çdo të mirë në familjet e juaja!

Festoni e gëzohuni me momentet më të mira të festës.

GËZUAR!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme