Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë të përmbyten dhe në disa vende të njëjtat të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla.
Ai ka shkruar në facebook se për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë, kanë nxjerrë në teren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe po ashtu një ekipë nga dikasteri i tij qeveritar është në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët magjistrale, rajonale e autostrada.
“Numrin që kemi patur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë. 045656656. Bashkë e tejkalojmë edhe ketë situatë”, ka shkruar ai.
Më poshtë Lekaj ka postuar edhe video:
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/1818411968218604/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?