Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nuk duhet të ketë kompromis në të drejtën për të patur sovranitet, integritet, për të lëvizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrin zyrtarët e vendit.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se taksa 100% do të vazhdoj derisa nuk ka njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja.
Statusi i plotë:
Kosovën e mbytët me hipokrizi!
Është e vërtetë që jemi vendi më properëndimor në Evropë, e ndoshta në botë, por e vërteta tjetër e dhimbshme është se jemi më të margjinalizuarit në këtë pjesë të botës. Deri kur kështu, që disa zyrtarë, burokratë të pandreçshëm, të luajnë me ndjenjat dhe durimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj?!
S’duhet të ketë kompromis në të drejtën tonë për të patur sovranitet, integritet, për të levizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrim.
Taksa 100% të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja.
Zotëri Komisionar Hahn, me këto lajme do të ishte më mirë të vinit në Kosovën e pavarur, e jo për të bërë trysni.
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...
Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituan...
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...