Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin Chabert për vizitën e tij. Ndërsa, gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.
Me këtë rast, ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin Chabert për ndihmën që ka ofruar Franca deri më tani në Kosovë përmes projekteve të ndryshme e
sidomos për punën që po bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga kompania “Limak” . Ministri Lekaj vlerësoi se do të vazhdohet me
realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve.
Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, tek
projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për
zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor.
Ndërsa, ambasadori e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se Franca është e gatshme që të në të ardhmen të
ofrojë ndihmë për Kosovën në ato lëmi ku kërkohet, me projekte konkrete si në sektorin hekurudhave pasi që në këtë drejtim, kompanitë franceze kanë përvojat e
duhura.
Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori Chabert, u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Francë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?