Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ mbi përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kategorizimin e rrugëve.
Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, Lekaj ka thënë se ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale (N), dhe Rrugë Regjionale (R).
Statusi i plotë:
Nënshkrova Udhëzimin Administrativ mbi përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kategorizimin e rrugëve.
Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale (N), dhe Rrugë Regjionale (R).
Deri tani, Udhëzimi Administrativ që ishte në fuqi nuk e ka luajtur rrolin e vet dhe nuk është implementuar fare, nga sot e tutje do të nxjerrim në teren komisionet të cilët do të bëjnë rikategorizimin e rrugëve. Me ketë kategorizim do të ndihmohen edhe Komunat të cilat deri tani kanë patur shumë rrugë e pak mundësi për mbikqyrje dhe mirëmbajtje.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?