Google ADS

Ministri Lekaj nënshkruan marrëveshje me homologun e tij nga Katari për Shërbime Ajrore

16:18 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka treguar se shumë shpejt Kosova do të ketë pilotë të aviacionit civil.

Lekaj në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se ka nënshkruar marrëveshjen e shërbimeve ajrore me homologun e tij Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti, në Doha të shtetit të Katarit.

Sipas tij kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të Qatar Airëays midis ANP “Adem Jashari” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas.

Statusi i plotë:

SË SHPEJTI, KOSOVA ME PILOTË TË AVIACIONIT CIVIL!

Në Doha të Shtetit të Katarit, nënshkrova Marrëvshjen e Shërbimeve Ajrore me homologun, Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti.

Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të Qatar Airëays midis ANP “Adem Jashari” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas. Qatar Airëays tash e disa vite është zgjedhur kompania më e mirë në botë.

Ministrin Al-Sulaiti, e njoftova për zhvillimet infrastrukturore në rrugë, në transportin ajror, atë hekurudhor si dhe për projektet strategjike në të ardhmen. Nga ministri Al-Sulaiti pranova gatishmërinë e Shtetit të Katarit për përkrahjen e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Përkrahje nga Shteti i Katarit, kërkova për shkollimin e pilotëve nga Kosova dhe stafit tjetër deficitar të aviacionit në Kolegjin Aeronautik të Katarit, i cili ka famë botërore. Edhe në ketë drejtim ministri Al-Sulaiti, u zotua që studentët e përzgjedhur nga Kosova për pilotë dhe profesione tjera në fushën e aviacionit do të shkollohen në këtë kolegj, me bursë të plotë nga Shteti i Katarit. Për ketë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje veçantë midis dy ministrive.

Gjithashtu u dakorduam që menaxhmenti i Qatar Airëays të vijë së shpejti në Prishtinë për të bërë një studim fizibiliteti me qëllim të fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta midis Dohas dhe Prishtinës.

Ministrin Al-Sulaiti, e ftova për një vizitë pune, e cila u pranua me kënaqësi që të realizohet së afërmi.



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme