Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte të kësaj komune.
Sipas njoftimit për media vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro dhe janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe të turizmit të kësaj ane, njëkohësisht edhe për lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët tanë.
Në njoftim thuhet se Ministri Lekaj ka thënë se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i këtyre dy projekteve infrastrukturore, të komunës së Zubin Potokut, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se çfarëdo kërkese nga komuna e Zubin Potokut për projekte infrastrukturore, por edhe për
projekte tjera do ta kenë mbështetjen e ministrit Lekaj.
Ndërkaq kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, ka thënë se këto dy projekte do të jenë ndihmesë e madhe për qytetarët e komunës së tij dhe për zhvillim edhe më të madh të turizmit në këtë komunë.
“Ministri Lekaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës dhe ai si ministër i Infrastrukturës, mbeten të përkushtuar në ushtrimin e pushtetit dhe ndarjen e buxhetit në të gjitha komunat e vendit pa dallim, në mënyrë që të gjithë qytetarët e vendit tonë të jenë përfitues të investimeve”, thuhet në njoftim.
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...