Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se është arritur mirëkuptimi qe të ndalohet bojkoti i punës se autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta.
Lekaj thotë se arritja e kësaj ujdie se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes se problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Pas diskutimeve me drejtuesit e Federatës së Autoshkollave të Kosovës është arritur mirëkuptimi që të ndalohet bojkoti i punës së autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta. Ne u zotuam që do të angazhohemi që nëse ka nevojë për ndryshime ligjore në pikat të cilat i kundërshtojnë autoshkollat, do të ndërmarrim hapa për të bërë rregullimet e nevojshme.
Kjo tregon se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim!
Shoqata e Prokurorëve i reagon deputetit Muja: Dënojmë çdo p...
Arrestohet i dyshuari tretë që kërkohej për disa vjedhje të ...
Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për paqen dhe sigurinë...
Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme – Mërgi...
VV-ja shpenzoi mbi 351 mijë euro për tre muaj, pagoi edhe pë...
Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugal...