Google ADS

Ministri Lekaj inspekton punimet në Autostradën “Arbër Xhaferi”

07:40 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj viziton punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” e cila lidh Prishtinën dhe Shkupin.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një nder projektet më të medha infrastrukturor në Kosovë.

Kjo autostradë do të shkurtoj ndjeshëm largësinë në mes të dy kryeqyteteve dhe do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve nga të dy vendet.

Pjesa e parë e kësaj autostrade deri në fshatin Babush të Ferizajit eshte përuruar vitin e kaluar.

Ndryshe, autostrada Prishtinë –Shkup është parashikuar të përfundojë në vitin 2018. Me përfundimin e kësaj autostrade, Kosova përmbush objektivat për ndërtim të korridoreve evropiane të përcaktuara në Forumin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, si dhe me Observatorin e Transportit të Evropës-Juglindore.

Autostrada po ndërtohet nga konzorciumi amerikano-turk “Bektel-Enka”. Kjo kompani ka ndërtuar edhe “Rrugën e Kombit” nga Rubiku i Shqipërisë deri në Besi afër Prishtinës në Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme