Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së infrastrukturës dhe komunës së Junikut për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.
Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Kuçi, inauguruan fillimin e punimeve për rrugën Junik-Gjeravicë, segmenti Junik-Lugu i gjatë, në gjatësi rreth 7 kilometra e 856 metra..
“Sot jemi bashkë me kryetarin e Junikut dhe qytetarët e kësaj zone, për fillimin e kësaj rruge që ka impakt pozitiv sidomos në zhvillimin e turizmit, ne nuk do te ndalemi së investuari në infrastrukturën rrugore, e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, të turizmit, të bujqësisë dhe ndërrmarrësisë” ka thënë Lekaj.
Ndërsa kryetari Kuçi e falenderoj ministrin Lekaj, për këtë projekt, të cilin e quajti me te madhin e kësaj komune.
Pas kësaj Lekaj i shoqëruar edhe nga Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, inauguroi fillimin e punimeve të disa rrugëve të fshatit Gllogjan, në gjatësi prej 6 kilometrash.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...