Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave nëpër të cilat do të kalojë autostrada e Dukagjinit dhe i njoftoi me variantet e prezantuara nga kompania si dhe variantin e përzgjedhur nga kompania si më i favorshmi për realizim.
Ministri Lekaj, u kërkoi atyre që të paraqesin sugjerimet dhe komentet e tyre, në mënyrë që ky projekt të realizohet në harmoni me vullnetin dhe nevojat e qytetarëve të vendit.
“Kompania projektuese e autostradës së Dukagjinit, ua prezantoi në mënyrë të detajuar kryetarëve dhe përfaqësuesve të komunave të tri variantet e propozuara, duke i njoftuar ata edhe me varantin e përzgjedhur nga ta si kompani projektuese, e i cili sipas tyre është më i realizueshmi si për nga kostoja financiare, ashtu edhe për nga ndikimi ambiental e socio-ekonomik”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetarët dhe përfaqësuesit i dhanë vlerësimet e tyre fillestare, vlerësime këto që do të detajohen gjatë debateve publike që do të mbahen nëpër të gjitha komunat që prekën nga autostrada, në mënyrë që t’i hapet udhë edhe projektimit final të kësaj autostradë./arbresh.info
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...