Google ADS

Ministri Lekaj anulon vizitën në Graçaniçë, pasi komuna refuzon të vendosë simbolet shtetërore

10:51 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka anuluar vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçaniçës.

Këtë vendim për mosshkuarjen e tij është marrë pas refuzimit të Komunës së Gracaniçës për të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi, përcjell Klan Kosova.

“Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

“I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme