Ministri Latifi takon ish-presidenten Jahjaga

16:26 | 7 Qershor 2022
L G

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Rifat Latifi,  sot ka zhvilluar një takim me ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe deputeten Duda Balje.

Nga ky takim, detaje dhe fotografi ka ndarë vetë Jahjaga. Ajo tha se bashkë me Latifin e Baljen kanë folur për mundësitë dhe projektet që do të ndikojnë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për mundësi dhe projekte të reja të cilat do të ndikojnë direkt në sistemin e shëndetësisë në Kosovë dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve si dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga./arbresh.info/

Të ngjashme