Agjencia kundër Korrupsionit sot ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar në pasurinë e tij një shtëpi vlera e të cilës kap shifrën 1 milion e 500 mijë euro.
Po ashtu ka dy shtëpi pushimi, njëra në vlerën 600 mijë euro e tjetra 450 mijë euro. Përveç shtëpive ai ka deklaruar edhe banesë 130 mijë euro dhe tokë 30 mijë euro.
Latifi, që erdhi nga ShBA në këtë post para disa muajsh, ka deklaruar se në emrin e tij ka edhe katër vetura, vlera e të cilave nisë nga 28 mijë euro deri në 50 mijë euro.
Ndërsa, kursime Latifi i ka deklaruar 100 mijë euro.
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...