Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajari.
Latifi ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e këtij misioni në Kosovë dhe asistencën specifike në sektorin e shëndetësisë, raporton arbresh.info.
Ai tha se midis shërbimeve shëndetësore të Kosovës dhe komponentit mjekësore të KFOR-it mund të zhvillohen projekte të ndryshme që fuqizojnë shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfituar nga eksperiencat e ndryshme profesionale.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Kajari the se KFOR-i siç njofton MSh, mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e mirë që ky mision ka me të gjitha autoritetet në Kosovë në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë.
Ai e vlerësoi pozitivisht ecurinë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e misionit për të ndihmuar autoritetet në Kosovë në fushata informuese dhe ndërgjegjësimi për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik në përgjithësi.
Ministri Latifi dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Kajari, u shprehen optimist se bashkëpunimi midis MSh dhe misionit paqeruajtës të KFOR-it do të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen. /arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...