Ministri Kuçi: Zgjidhja e ujit të pijes për Klinën është çështje muajsh

18:11 | 8 Shtator 2020
L G

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot komunën e Klinës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Halli kryesor i Komunës së Klinës është uji i pijes dhe qytetarët e kësaj komune gjatë muajve të nxehtë nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Ministri Blerim Kuçi këtë kishte edhe synimin kryesor të vizitës, për të ardhur në versionet e duhura për të gjetur zgjidhjen e ujit të pijes, sikur zgjidhjen emergjente, ashtu edhe afatgjate.

“Bashkë me ne kanë qenë edhe ekspert dhe udhëheqës të ndërmarrjes qendrore që merret me menaxhimin e ujërave “Hidrodrini”. Duke marr parasysh që Ministria jonë menaxhon me të gjitha ndërmarrjet publike që janë në fushën e ujërave jemi dakorduar edhe në përkrahjen buxhetore por edhe në asistencë teknike për furnizimin me ujë emergjent në Komunën e Klinës dhe që ta bëjmë një studim për zgjidhjen afatgjatë për furnizim me ujë të pijshëm. Kjo ka qenë arsyeja e takimit dhe do të shkojmë më tutje”, ka thënë Kuçi, që ka vizituar edhe stacionin e ujësjellësit të Klinës.

Ministri Kuçi në Klinë ka prezantuar edhe projektet e së ardhmes që janë planifikuar në buxhetin e viteve të ardhshme që kanë të bëjnë me ambient dhe zhvillim ekonomik./arbresh.info/

Të ngjashme