Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në takimin bilateral me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Në margjina të takimit mes dy delegacioneve, ministri Kuçi është takuar me zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, Matthew Zais.
Takimi me z. Zais kishte për qëllim pranim-dorëzimin e letrës së sekretarit për Energji në Departamentin e Shtetit, Dan Brouillette. Kjo letër përmban një njoftim se në muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë, që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorin në Washington.
Mes tjerash në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor. Këto sfida lidhen me sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e diversifikimit të burimeve të gjenerimit.
Përtej harmonizimit të hapave të mëtutjeshëm dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, Kuçi dhe Zais u shprehën të kënaqur se tash ka edhe një instrument financiar mbështetës, siç është Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).
Ministri Blerim Kuçi ndër të tjera i ka prezantuar zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, kornizën mbi të cilën do të ndërtohet Strategjia e re e Energjisë, e bazuar në burimet e Energjisë së Ripërtritshme, burimet e Linjitit, burimet e Gazit dhe aplikimi i masave efiçiente të energjisë.
Si përfundim, ministri Kuçi përpos që i ofroi bashkëpunim të plotë në çështjet e dala nga Marrëveshja e 4 Shtatorit në Washington, ai i kërkoi përkrahje në zbatimin e Kornizën e Strategjisë së re të Energjisë në Kosovë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit