Kompania “Hidroterm”, pronë e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit ka nënshkruar kontratën 4,9 milionëshe me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për ndërtimin e Objektit Spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren.
Në dokumentet e siguruara shihet se kontrata 4,9 milionëshe është nënshkruar nga Selami Krasniqi, zyrtar përgjegjës i prokurimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi u.d drejtor i SHSKUK-së, si dhe Nol Paloka në emër të kompanisë “Hidroterm”, ku 100 % e aksioneve janë në pronësi të ministrit Kuçi.
Në këtë proces prokurimi kishin aplikuar pesë kompani e ku për kontratë është rekomanduar kompania ““Hidroterm” e ku vlera e kontratës është 4,915,029 euro.
Për këtë proces prokurimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kohë më parë kishte rekomanduar për kontratë një Operator tjetër Ekonomik, e ku tashmë kompaninë e rekomanduar për kontratë e kishte cilësuar si të papërgjegjshme. Por, pas ankesës kompania e cila më parë ishte rekomanduar për kontrate është cilësuar si e papërgjegjshme./Front oline/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...