Ministri Kuçi kërkon të zhbllokohen llogaritë bankare të Telekomit

15:12 | 21 Korrik 2020
M. A.

Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka raportuar në Komisionin parlamentar për Ekonomi .

Ai tha se pas një takimi që kanë pasur sot ndërmjet Qeverisë, Telekomit dhe Dardafon, kanë kërkuar nga Dardafon për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor t’i zhbllokojë llogaritë bankare.

“Marrëveshje s’kemi arritur. ‘Dardafon’ nuk ka dhënë deri tash këtë mundësi që ta bëjë zhbllokimin e llogarive bankare deri më 1 tetor, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje nëse është e mundshme.

Andaj, po e presim këtë përgjigje ende nga ‘Dardafon LL.C’”, theksoi Kuçi./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/834876633712298/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme