Google ADS

Ministri Kuçi diskuton Draft Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

17:15 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka mbajtur takim pune lidhur me hapat e mëtutjeshëm sa i përket Draft Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Në takim morën pjesë; Ministri i MEA-së Blerim Kuçi kryesues, zëvendësministrja e MEA-së Burbuqe Bakija – Deva, kryetarët e Komunave të; Pejës, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Gjakovës si dhe komuniteti lokal.

Ministri Kuçi theksoi se është obligim i ministrisë që Planin Kombëtar ”Bjeshkët e Nemuna”, ta shtyjnë përpara deri në aprovimin e tij si dhe janë duke punuar në mënyrë intensive së bashku me të gjithë akterët e përfshirë që sa më shpejt të realizohet ky projekt.

“Së pari dua të marrë aprovimin e kryetarëve të komunave përkatëse për Planin kombëtar për “Bjeshkët e Nemuna”, e njëkohësisht duke respektuar edhe kërkesat e komunitetit lokal si dhe duke respektuar legjislacionin në fuqi” , u shpreh Kuçi.

Pas diskutimeve të gjitha palët e përfshira u pajtuan që të vazhdohet me takime të mëtejme duke gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përbashkëta sa i përket kësaj çështje e cila ka të bëjë me mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme