Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe konsullin Sandra Horina.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes agjencisë ADA (Austrian Development Agency) dhe Qeverisë së Kosovës, përmes projektit ACCESS, duke ndihmuar sektorin privat dhe bashkërendimit për projektet për aplikim në IPA 3.
Ministri Kuçi konfirmoi gatishmërinë për bashkërendim të projekteve dhe interesave afatgjata të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, duke hapur një horizont të ri, në bashkëpunimin për shkollat profesionale në Kosovë, që do t’i ndihmonin direkt bizneseve me resurse njerëzore të kualifikuara.
Ambasadori Weidinger dhe konsullja Sandra Horina falënderuan ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...