Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj evropiane.
Pas takimit me homologen kosovare, Donika Gërvalla, ai shtoi se qëllimi i vizitës në Kosovë është forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet ët dy vendeve.
Përderisa kur u pyet për modelin për Asociacionin që kryeministri Albin Kurti e kishte përmendur si shembull Kroacinë, ai tha se i mbetet Kosovës që të vendos për këtë çështje.
Madje ai tha se të dyja palët duhet të jetë të kënaqura në arritjen e marrëveshjes.
“Më vjen mirë që Kroaci merret si model, natyrisht është bukur të dëgjohet. Kroaci ka arritur të gjitha pietetet e saj në politikën e jashtme. Qëllimi i sotëm këtu është forcimi i marrëdhënieve biletare dhe avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Është me rëndësi stabiliteti rajonal dhe dialogu brenda shteteve të Ballkanit. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes Ligjit kushtetutës për të drejtat e pakicave dhe ndoshta mund të shërbej si model”, deklaroi Radman.
“Ky model ka rezultuar me sukses, por ekzistojnë model të shumta në botë, por sa mund të përshtatet varte edhe nga shtetet. Kjo është çështje e brendshme, por ne e mbështetshim çdo rezultat, çdo marrëveshje dhe Kroaci vetëm mund ta mbështes çdo qasje që ka synim marrëveshje ku të dyja palët janë të kënaqura. Unë do ta lë me kaq në Kroaci të drejta e pakicave janë të mbrojtura, kjo mund të jetë shembull shumë i mirë”, u shpreh ai.
Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe, i cili mbledh komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është modeli të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë si propozim në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...