Sipas komunikatës së MAPL-së, Ministri Elbert Krasniqi ka zhvilluar takime me personalitete shtetërore dhe ka vizituar qendrat estoneze për të diskutuar dhe përfituar nga përvoja estoneze në veçanti në fushën e digjitalizimit.
Krasniqi në vazhdën e kësaj vizite zyrtare ka vizituar qendrën E-Estonia, për tu njoftuar nga afër me praktikat e kësaj qendre e cila ka inspiruar shtete të ndryshme, liderë botërore dhe korporata të suksesshme në rrugën e tyre drejt digjitalizimit.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi është pritur në takim nga përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave dhe Qyteteve Estoneze, Drejtori Ekzekutiv z. Veikko Luhalaid, Zëvendësdrejtori Jan Trei dhe Zëvendësdrejtori Rait Pihelgas.
Gjatë këtij takimi, Ministri Krasniqi ka njoftuar përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave dhe Qyteteve Estoneze për fushëveprimin dhe iniciativat e MAPL-së, duke theksuar nevojën e reformave në nivelin lokal dhe ngritjen e kapaciteteve komunale në mënyrë që digjitalizimi të jetë sa më efikas dhe në shërbim të qytetarëve
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave dhe Qyteteve Estoneze, kanë shprehur vullnetin e tyre për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovë, në fushën e zhvillimin ekonomik lokal, binjakëzimit në mes të dy Komunave të dy vendeve dhe natyrisht, asistimit të Komunave në digjitalizimin e shërbimeve komunale.
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...