Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka vizituar sot bizneset “Meridian”, “Neptun” dhe “M-Technologie” duke i dëgjuar për së afërmi shqetësimet që janë paraqitur nga pandemia Covid-19.
Ministri Krasniqi tha se do të qëndrojnë afër bizneseve për t’iu ofruar mbështetje në sfidat që i kanë, duke shtuar se Qeveria ka hartuar Pako për Rimëkëmbje të ekonomisë.
“Qëllimi i vizitës që javën e parë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ishte që t’i dëgjojmë nga afër problemet e bizneseve që janë shkaktuar nga pandemia, e që bizneset janë dëmtua si çdo vend tjetër të botës. Ne u informuar nga afër me përfaqësuesit e bizneseve lidhur me dëmet që janë shkaktuar, dhe sa kanë mundur ta mbajnë stafin dhe sa e kanë ndjerë dorën e shtetit. Po ashtu gjatë vizitës që bëmë pamë edhe vendosjen e flamujve dhe cilësisë së produkteve”, tha ai.
Ministri tha se pakoja për ndihmë ndaj bizneseve është ndarë në dy faza, që në fazën e dytë do të ketë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Ne po ashtu i njoftuam bizneset lidhur me pakon për rimëkëmbjen ekonomike, që qeveria ka hartuar një program që e ka ndarë në dy faza. Faza e parë është pakoja emergjente fiskale, dhe pakoja e dytë rimëkëmbjen që kryesisht llogaritet periudha 2021. Do të njoftohen të gjitha bizneset, dhe do të klasifikohen dhe diku deri 70 për qind të bizneseve do të ndihmohen”, tha ai.
Ministri Krasniqi tha se përkundër problemeve që kanë pasur bizneset, kanë filluar ta marrin veten, dhe po ashtu shteti do t’i ndihmojë.
“Ne sot pamë vërtet një gatishmëri të madhe të bizneseve, që përkundër probleme që kanë pasur, kanë filluar ta marrin vetën dhe bashkë me ndihmën e shtetit do t’ia arrijmë që ta rimëkëmbin ekonominë e vendit”, tha ministri Krasniqi./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...