Ministri Krasniqi priti në takim Ministren për Administratë Publike, Shoqëri Dixhitale dhe Media të Malit të Zi, Tamara Srzentić.
Bashkëpunimi në nivelin lokal ndërkufitar, dixhitalizimi i shërbimeve komunale dhe projektet e përbashkëta ndërshtetërore në fushën e zhvillimit lokal ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin zyrtar në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministres për Administratë Publike, Shoqëri Dixhitale dhe Media e cila mbulon edhe Pushtetin Lokal në Malin e Zi, znj. Tamara Srzentić.
Ministri z. Krasniqi, i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Ministres znj. Srzentić, duke e falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në projektet dhe prioritetet ndërshtetërore.
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e informoi Ministren znj. Srzentić, për projektet strategjike dhe programet zhvillimore të MAPL-së, të cilat përfshijnë përmirësimin e agjendës legjislative të nivelit lokal, zhvillimin infrastrukturor dhe kapital të Komunave, dixhitalizimin dhe transparencën në ofrimin e shërbimeve komunale më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në anën tjetër, Ministrja e Malit të Zi, znj. Tamara Srzentić, e falënderoi Ministrin z. Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në nivelin lokal duke u fokusuar tek bashkëpunimi ndërkufitar, dixhitalizimi dhe transparenca.
Ministrja znj. Srzentić, e njoftoi Ministrin z. Krasniqi për disa nga programet dhe iniciativat kryesore të Malit të Zi në fushën e zhvillimit të nivelit lokal, duke theksuar reformën në administratën publike, transformimin dixhital dhe ofrimin e shërbimeve më efikase të bazuara në e-qeverisje.
Në fund, të takimit Ministri z. Krasniqi dhe Ministrja e Malit të Zi, znj. Tamara Srzentić janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët ndërshtetëror.
Përderisa, nesër Ministrja e Malit të Zi znj. Tamara Srzentić, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, për të vazhduar me vizitën në projektet e financuara në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin